DMCA.com Protection Status

Punëtori me duar lart, momenti kur plaçkitet banka në Prishtinë (VIDEO)

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dyshohet grabitja është kryer nën kërcënimin e a rmëve nga tre persona të dyshuar.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë . Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e a rmëve nga tre persona të dyshuar “, tha Ahmeti për Sinjali.

“Aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, shtoi ajo.