DMCA.com Protection Status

Mjeku popullor i cili ngriti 182 pacientë në këmbë (VIDEO)

Lyerja me katran është një metodë e vjetër e mjekësisë alternative që ndihmon në shërimin e sëmundjeve që përfshinë boshtin kurrizor.

Këtë zanat tash e 37 vite e bënë Mujë Haliti të cilën e ka trashëguar nga nëna e tij dhe vazhdon ta bëjë ende edhe pse në moshë të shtyer.

Përveç sëmundjeve si nervi i ishiasit, marrëmendja, migrena e të tjera, Haliti thotë se ka shëruar rreth 182 raste të pacientëve të cilët nuk mund të lëviznin.

Pacientët të cilët kërkojnë shërim tek Haliti nuk janë vetëm nga Kosova po nga tërë Evropa, sipas tij mjekësia popullore është zgjedhja e duhur.

Vullneti, pasioni dhe dëshira që ka për këtë profesion ka ndikuar që të mos ndjejë as lodhje.

Parimi i mjekësisë sipas Halitit është shërimi i pacentëve dhe keqpërdorimet asesi nuk duhet të tolerohen.

Pas shumë sukseseve dhe besimit të fituar nga pacientët, për mjekun popullor mbetet vetëm një brengë, pamundësia për t’ ia mësuar këtë zanat edhe brezave të ardhshëm.

Për të parë më shumë shikojeni videon e mëposhtme: