DMCA.com Protection Status

Aksident i rëndë në rrugën Gjakovë-Klinë (FOTO)

Një vetëaksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mrasor, rruga Klinë-Gjakovë.

Si pasojë e këtij vetëaksidenti, lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia rajonale në Gjakovë, të cilët kanë bërë të ditur se vetura si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë është përplasur me mbrojtësen jashtë rrugës dhe në beton.

Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se për shkak të këtij aksidenti qarkullimi në këtë rrugë ishte ndalur për rreth 20 minuta.