DMCA.com Protection Status

I mërdhiu punëtorët, “Viva Fresh Store” në Mitrovicë dënohet me 7500 euro (DOKUMENT)

Inspektorati i Punës ka shqiptuar gjobë prej 7 mijë e 500 eurove ndaj “Viva Fresh Store”, në Mitrovicë.

Kjo pasi punënëdhënësi ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

“Jepi zë” ka siguruar vendimin nga burime brenda kompanisë, sipas të cilit “Viva Fresh Store” në Shupkovc të Mitrovicës, është gjobitur me 7 mijë e 500 euro.

Në arsyetim thuhet se Inspektorati ka pranuar ankesë nga një qytetar/punëtor anonim i cili ka njoftuar se po punojnë në kushte jo të mira.

Pas inspektimit është parë se punëtorët atje kanë punuar me tesha të trasha dimri, për shkak të temperaturave të ulta ku detyroheshin të punojnë, pa nxemje.

Sipas vendimit, punëdhënësit i është dhënë afat të marrë masa deri nesër në orën 13:00, ndërsa gjobën obligohet ta paguaj në afat prej 8 ditësh./Jepizë