DMCA.com Protection Status

Flasin prindërit e kosovarit me emrin ‘Dragan’ që iu mori jetën 130 shqiptarëve në Drenicë (VIDEO)

Prindërit e Muhamet Alidemajt, nga fshati Kërrninë e Istogut, për herë të parë kanë folur publikisht, rreth rastit për të cilin djali i tyre u akuzua nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Dyshimet e prokurorisë se Muhamet Alidemaj ka marrë pjesë në m asakrën e Izbicës më 28 mars të vitit 1999, nëna e tij i hedh poshtë kategorikisht.

Por, është një dëshmitar i Prokurorisë i cili ka ndarë një pjesë të rrëfimit të tij për Albanian Post, duke treguar se si e ka parë Muhametin duke i prirë ushtrisë serbe për të hyrë në fshatin Izbicë, në ditën kur edhe ka ndodhur m asakra.

Dje është shënuar 23 vjetori i m asakrës së Izbicës. Një ditë pas përvjetorit të 23-të, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një personi, i nacionalitetit shqiptar, me vendbanim në Beograd, shtetas i Republikës së Serbisë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se aktakuza është ngritur ndaj personit të quajtur, Muhamet Alidemaj, 46 vjeçar nga fshati Kërrninë e Komunës së Istogut.

Aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale ‘’Krime lufte në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në kohën e luftës, Alidemaj e kishte ndërruar emrin duke e quajtur veten si Dragan.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale njofton se rasti ka të bëjë me M asakrën e Izbicës, e cila ka ndodhur më 28.03.1999, në fshatin Izbicë, Komuna e Skenderajt.

Hetimet 12 mujore kanë vërtetuar se i pandehuri Muhamet Alidemaj së bashku me persona ende të pa identifikuar të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr pjesë në e kzekutimin e 130 personave, prej të cilëve 12 kanë mbijetuar. Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Speciale, janë marr deklaratat të mbi 100 dëshmitarëve dhe të dëmtuarve të rastit. Gjithashtu, janë siguruar prova materiale si: video incizime, raporte të autopsisë dhe dëshmi të tjera, të cilat dëshmojnë se me datë 28.03.1999, në fshatin Izbicë, u v ranë popullsia civile e pafajshme.

Prokuroria Speciale njofton opinion publik se hetimi i M asakrës së Izbicës, nuk përfundon me ngritjen e kësaj aktakuze. Rasti është më i madh dhe shumë më kompleks dhe për këtë arsye hetimet janë ende duke vazhduar për të dyshuar të tjerë, për sigurimin e provave tjetra materiale të rëndësishme për zbardhjen në tërësi të kësaj çështje penale.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri Muhamet Alidemaj gjendet nën masën e sigurisë, të paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

video ne link