DMCA.com Protection Status

Demaliaj: Kurti po rren, ai s’ka të bëjë kurgjo me UÇK’në , janë 43 mijë veteranë (VIDEO)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj i cili ka qenë në Komisionin Verifikuese për çështjen e veteranëve e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë, transmeton Gazeta Metro.

Demalijaj në T7 ka thënë se Kurti po gënjen sa i përket shifrave të veteranëve, teksa shton se numri i vërtet i veteranëve është 43 mijë.

“Zotëri Kurti po rren…Me UCK-në, Albin Kurti s’ka të bëjë kurgjo. Nuk janë 60 mijë veteranë. Janë 43 mijë veteranë. 37 mijë marrin pensione. Pra nuk është e përafërt shifra me atë që flet Kurti. Është në pytje paga minimale. Ky është dorëzu, nuk është ka munet mo kerkun, sot e ka marrë krejt qeverinë e kanë dalë nëpër Evropë”, tha Demaliaj.

Ai po ashtu thotë se Kurti i ka ofenduar vlerat e muajit mars, ndërsa thotë se kryeministrit Kurti i ka mbetur vetëm vlera e UÇK-së pa e ofenduar.

“Në këtë periudhë, kur i kemi datat e marsit, ky mundohet me mbyll marsin duke i ofendu këto vlera. E vetmja gjë që ka mbet pa e ofendu ky është vlera e UCK-së”, ka thënë Demaliaj.

Një javë më parë, Albin Kurti ka paralajmëruar një riverifikim të listave të veteranëve UÇK.

Albin Kurti, ka folur për çështjen e rritjes së pensioneve të veteranëve të luftës.

Ai ka thënë se është një dallim i madh në këtë çështje pasi që sipas tij është deformuar historia me listën prej mbi 60 mijë veteranësh. Kurti ka thënë se nuk kanë qenë mbi 20 mijë veteranë.

“Është një dallim i madh. Kemi deformuar historinë tonë me ato mbi 60 mijë emra. Një ndër personat që më së shumti e di përbërjen e UÇK-së është Rexhep Selimi. Ai e di çka ka qenë UÇK-ja. Nuk ka teori për mbi 20 mijë veteranë”, ka thënë ai të martën. /gazetametro.net

Video nga minuta 04:00