DMCA.com Protection Status

U bë i pasur nga “It’s my love”? Valon Maloku tregon sa fiton nga emisioni

Emisioni i dashurisë i cili u komentua shumë, “It’s my love”, duke se i ka sjellë të ardhura të mira financiare, Valon Malokut.

Pronari i televizionit dhe njëherësh edhe moderatori i emisionit në fjalë, Valon Maloku tha se ky projekt i ka sjellë rahati por edhe para.

“Kom bo pare me It’s my love, është një punë që paguhet. Shikueshmëria paguhet në këto vitet e fundit dhe duhet me e ndjekë shikueshmërinë për me dashtë me u pagu. Paguhet mjaftë mirë, paguhet mjaftueshëm që mua me ma jap një komoditet për me vazhdu më tutje” u shpreh Maloku.

Mes tjerash, Valoni iu kundërpërgjigje gjithë atyre që e përqeshin këtë emision, duke i thënë se ata duan të jenë pjesë e këtij realityshow por nuk e kanë guximin me marrë pjesë.