DMCA.com Protection Status

Të veçantit e Skenderajt

Këta që shihni në foto janë pesë persona të qytetit të Skenderajt që pasditën e kalojnë bashkë, shkruan rajoni.org.

Këta 5 persona nuk janë familjarë mesvete, nuk janë në një parti e madje as nuk e simpatizojnë të njejtin klub të fubollit mirëpo kjo nuk është pengesë që ata për me shumë se 10 vite të jenë sëbashku dhe për çdo ditë në pasditë të shetisin bashkë në sheshin “Adem Jashari” kryesisht afër shtatorës së Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ata që i njohin këta njerëz i përshkruajnë pozitiv, të respektushëm, të afërt më të gjithë dhe më një kulturë të lartë për njerëzit dhe ambientin që i rrethon.


Në foto nga ana e djathtë: Sami Thaqi, Zenë Zena, Lulzim Babaj, Qamil Rama dhe Bekim Mangjolli –
📸 Sefer Aliqkaj