DMCA.com Protection Status

S’ka më stupca – ndahen Vedati, Mensuri dhe Osmani

Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi pas plotë 20 vitesh bashkëpunimi, i kanë dhënë fund grupit humoristik “Stupcat”.

Pas dy dekadash plotë humor, treshja e aktorëve janë ndarë mes vete për nga ana profesionale, merr vesh.

Ndarja e Stupcave ka ndodhur qysh para disa muajsh, ka treguar për reporterin një burim i afërt me aktorët. Derisa të tre aktorët janë duke e vazhduar karrierën e tyre veçmas nga njeri tjetri.

Vedat Bajrami krahas projekteve të tij në serialet turke, se fundi ka sjellë edhe katër skeçe. Të parin, “T’fala nga Haga’, e publikoi me 17 Shkurti, që bëri bujë të madhe dhe u kritikua.

Nga ana tjetër, Osman Azemi pas ndarjes së Stupcave karrierën po e vazhdon në televizion, me një emision të tij humoristik që pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova, duke e kthyer para publikut personazhin e dashur “Teta Gjyle”.

Vetëm për Mensur Safqiun ende nuk dihet se si po e vazhdon karrierën pas ndërprerjes së bashkëpunimit gati 20 vjeçar me Vedat Bajramin dhe Osman Azemi.