




I riu nga Prizreni që qëndroi në arrati për muaj të tërë, pasi dyshohet për posedim të d rogës, më në fund ka rënë në prangat e Policisë.
Bëhet fjalë për rastin e 1 dhjetorit 2021, kur njësia Antid rogë e Policisë konfiskoi rreth 1 kilogramë ma rihuanë, në lagjen “Durmish Asllan”.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u prangos si i dyshuar për këtë rast është Patriot Morina.
Morina, i cili njihet me nofkën “Giga i Vogël” u arrestua nga Policia, gjatë ditës së premte.





Sipas burimeve të Sinjalit, edhe në ditën kur iu vunë prangat, i riu u kap me substancë n arkotike.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Stacion Policor, ku është intervistuar nga hetuesit.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi që posedon d rogë mund të dënohet me burgim deri në 8 vjet.
“Kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si n arkotikë, substanca p sikotrope apo substanca a naloge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet”.





Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata