DMCA.com Protection Status

Aksion tjetër i Policisë në Vushtrri dhe Mitrovicë, arrestohen disa persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës sotme në dy raste të ndara, në Vushtrri dhe në Mitrovicën e Jugut, ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara n arkotike.

“Rasti i parë është realizuar në Vushtrri, ku nga njësitet policore janë  arrestuar  dy persona të dyshuar tek të cilët është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar n arkotike në peshë 3,2 gram.

 Ndërsa në rastin tjetër të realizuar në Mitrovicën e Jugut, nga njësitet policore po ashtu është arrestuar një person i dyshuar tek i cili është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar n arkotike në peshë 16 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

Tutje Policia sqaron se pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit tre të  dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa sipas Policisë, ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale posedim i paautorizuar i n arkotikëve.