DMCA.com Protection Status

Mitrovicasi “shet mend” tek Ura e Ibrit duke dëgjuar muzikën “Jo nuk ndahet Mitrovica”, por ndalet nga policia (VIDEO)

Një qytetar i Mitrovicës Jugore, jo shumë larg veriut është ndaluar nga Policia e Kosovës, derisa po e dëgjonte këngën në tekstin e së cilës thuhet “jo nuk ndahet Mitrovica”.

Ai është ndalur derisa po bënte xhiro, dhe po dëgjonte këtë këngë.

Pak minuta më parë ka përfunduar edhe protesta e serbëve në veri të vendit.

Serbët bënë të ditur se do të largohen nga institucionet e Kosovës derisa të kthehet në punë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, që është suspenduar të enjten nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).