DMCA.com Protection Status

Policia deklarohet për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Veri

Policia e Kosovës është deklaruar pas pamjeve të publikuara në media se Njësitet Speciale të Policisë janë nisur për në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje për Sinjalin, Zyra për Informim e PK-së ka deklaruar se lëvizjet e njësiteve policore nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale.”

Autoblinda të Njësisë Speciale shihen duke shkuar në drejtim të Mitrovicës