DMCA.com Protection Status

Njësia Speciale nisen drejt veriut të Kosovës (VIDEO)

Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë parë duke u nisur nga kampi “Vrella”.

Mediat po raportojë se ata janë nisur për në Mitrovicë.

Gjatë të mërkurës vet kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se ka informata se do të organizohen protesta nga serbët e Kosovës.

Paparaci ka pyetur Policinë e Kosovës për të marrë konfirmimin, por që ende nuk ka ndonjë përgjigje nga ta.

Kurti ka thënë se këto protesta janë paralajmëruar por që sipas tij këto protesta janë të panevojshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, dhe kryeministrja Ana Bërnabiq, kanë reaguar pas suspendimit të gjyqtares serbe nga Mitrovica që mori pjesë në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në një video të publikuar në Instagram, Vuçiq u shpreh se me vendimin e shefit të Qeverisë së Kosovës, Kurti synon t’i sulmojë serbët kudo që janë.