DMCA.com Protection Status

Mediumi serb për protestën në Graçanicë: Po mblidhen ata që marrin paga nga Serbia (VIDEO)

Qytetarët serbë të Graçanicës janë mbledhur në këtë komunë për të kundërshtuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Sipas RadioKim aty janë mbledhur punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia.

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit janë pjesëmarrës poashtu në protestë, raporton RadioKim.

Protestë tjetër e serbëve në kundërshtim të mosmbajtjes së zgjedhjeve është duke u mbajtur edhe në Mitrovicën e Veriut.