DMCA.com Protection Status

Ish-mësuesja 88-vjeçe e Putinit mund të jetë personi që i jep fund luftës (DETAJE)

Pushtimi rus ndaj Ukrainës po vazhdon akoma, duke mos kursyer as gratë shtatzëna e as fëmijët.

Mirëpo ekziston një person i cili mund ta ndalojë presidentin rus Vladimir Putin. Ajo është mësuesja e tij Vera Dmitrievna Gurevich. Mësuesja Gurevich e shoqëroi atë që nga klasa e pestë deri në të tetën.

Mirëpo, Gurevich për Putinin është më shumë se mësuese. Ai për të është si nëna e dytë pasi nëna e tij biologjike Mariya Ivanovna e kishte braktisur atë për shkak të traumave psikologjike.

Dy djemtë e saj para Putinit vdiqën gjatë foshnjërisë në Leningradin e shkatërruar nga lufta (San Peterburgu i sotëm). Vetë Mariya për pak sa nuk vdiq nga uria gjatë rrethimit të Shën Petersburgut në Luftën e Dytë Botërore. Pasi i ra të fikët nga uria, banorët e qytetit e çuan në grumbujt e kufomave ku e lanë derisa u zgjua.

Në mungesë të ngrohtësisë dhe dashurisë familjare, mësuesja e tij Gurevich u përkujdes për të së bashku me profesorin e xhudos, Antaloiy Rakhlin. (Rakhlin, të cilin Putini e konsideronte baba të dytë, vdiq në 2013.)

Teksa rritej, Putin ishte një i ri i cili hynte lehtë në probleme. Gurevich kujton se Putini ishte “shumë i shkathët, i shqetësuar, me energji të tejmbushur. Ai nuk mund të rrinte i qetë, duke shikuar vazhdimisht në bllokun e shënimeve të shokëve të klasës, majtas, djathtas dhe mbrapa, dhe duke u futur nën tavolinën e tij për të marrë stilolapsin që i binte gjatë gjithë kohës,” rrëfehet mësuesja e Putinit.

Ajo tregoi gjithashtu për një vizitë që u bëri prindërve të Putinit në shtator të vitit 1964, kur ai ishte 11 vjeç.

Ata jetonin në një apartament të ftohtë, të infektuar nga parazitët, dhe ajo kishte kuptuar se Putin shoqërohej me një grup njerëzish që kishin një “ndikim të keq mbi të”.

Mësuesja Gurevich u kishte kërkuar prindërve të Putinit që të fliste me djalin e tyre, por ajo e kuptoi shpejt se Putin ishte një fëmijë nevrik. Pavarësisht se nëna e tij i kishte përgatitur darkën ai mbijetonte vetëm më një copë bukë dhe një shishe qumësht ose dhallë.

“Mjaft më, merru me shkollën”, i kishte thënë mësuesja e tij, përderisa Putin i ishte përgjigjur se ai mund t’i kryente detyrat shkollore vetëm për një orë, mjaftonte që ai të dëshironte ta bënte.

Ajo ditë ishte një pikë kthese për jetën e tij. Putin i mori seriozisht studimet e tij, ndërsa mësuesja e tij e vëzhgonte më vëmendje. Ajo ishte edhe një shoqe për presidentin Putin.

Putin herë pas herë i ndihmonte mësueses së tij duke u kujdesur për vajzat e saj kur asaj i duhej të shkonte në shkollë për të dhënë leksione për nxënësit e tjerë.

Presidenti i ardhshëm filloi të merrte nota të mira dhe vazhdoi të studionte drejtësi.

Të dy prindërit e Putinit vdiqën nga kanceri, brenda pak muajsh nga njëri-tjetri në vitin 1999.

Në të njëjtin vit, ish-presidenti rus Boris Yeltsin njoftoi gjatë fjalimit të tij të Vitit të Ri se ai po emëronte kryeministrin e atëhershëm Vladimir Putin si president të përkohshëm të Federatës Ruse derisa të mund të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme.

Putin u zgjodh për herë të parë president më 26 mars 2000, duke fituar 52.94% të votave.

Gjatë “Linjës së tij të drejtpërdrejtë me Presidentin”, Putin tregoi se ai ende telefonon Gurevich, e cila tani është 88 vjeç, për të pyetur për shëndetin e saj. Dashuria e tij për të është e pagabueshme dhe dëshmohet në disa foto dhe video të Putinit me Gurevich ndër vite./Paparaci.com