DMCA.com Protection Status

Pajtohen familjet e dy ish-zyrtarëve të PDK-së, ‘sebep’ bëhet Haradinaj (VIDEO)

Janë pajtuar familja e Astrit Ademaj, ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, i cili u v ra më 8 shtator të vitit të kaluar me familjen e ish-zyrtarit të PDK-së Blerand Kadrijaj, i cili po ashtu mbeti i vr arë në natën kritike.

Ndërsa momentin e pajtimit mes dy familjeve e ka shpërndarë në Facebook kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, dyshohet se u gjuajtën me a rmë zjarri mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I pIagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur.

Astrit Ademaj ka qenë kandidat i PDK-së për Pejë në zgjedhjet e 17 tetorit, ndërkohë Blerand Kadrijaj ishte ish-kandidat i PDK-së për Deçan.

Zyrtarisht motivet e v rasjes së dyfishtë në Pejë mbeten akoma të panjohura për publikun. /Gazeta Express/