DMCA.com Protection Status

Kurti ia ngrit “temperaturën” Vuçiqit, thotë se ai ka vendosur ta suImojë Serbinë (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka publikuar një video, sipas tij urgjente ku ka reaguar për shkarkimin e Ljiljana Stevanoviqit, e cila ishte kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Vuçiq në reagimin e tij tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka vendosur ta suImojë Serbinë”.

“Me urdhër të Albin Kurtit, sot është shkarkuar nga institucionet kosovare, gjykatësja Ljiljana Stevanoviq. Për mëngjes (e premte) është përgatitur shkarkimi i të gjithë komandantëve të policisë, të cilët ishin në takimin e Këshillit të Sigurisë Nacionale në Beograd”, ka thënë Vuçiqi.

“Me vendim të tij, ai synon të suImojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”.

Kurse, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në takimin e mbajtur sot, ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, deri në një vendim të radhës.

Shkaku i këtij vendimi konsiderohet të jetë pjesëmarrja e Stevanoviq në një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.