DMCA.com Protection Status

Kishin blerë banesat në Prishtinë, por investitori u zhduk tash e 12 vite banorët detyrohen të jetojnë në objektin e papërfunduar

Objekti të cilin do ta shihni në fotografitë e mëposhtme është pamje e njohur thuajse për çdokënd që jeton në Prishtinë.

Tash e 12 vite ky objekt ka mbetur në gjysmë pikërisht në një prej pjesëve më të frekuentuara në kryeqytet.

E shumë prej njerëzve të cilët kishin blerë banesë në këtë objekt, apo u kishin takuar për shkak të shtëpive që kanë patur më herët aty kanë mbetur si mos më keq.

Investitori i këtij objekti kishte marrë paratë e më pas ishte zhdukur krejtësisht.

E banorët të cilët kishin mbetur pa zgjidhje nuk kanë patur as edhe një zgjidhje nga komuna, apo ndokush tjetër.

E disa prej tyre pavarësisht gjendjes së objektit janë detyruar të jetojnë aty.

Të njëjtit kanë paguar për këto banesa, por kanë mbetur në mëshirën e fatit se ku do të përfundojnë duke mos ditur se çfarë mund të ndodhë me përfundimin e këtij objekti banesor./Lajmi.net/