DMCA.com Protection Status

Flet “vajza” e Vali Corleone pas arrestimit, thotë se rasti iu montua nga familja për këtë arsyje

‘Princ Valentino Corleone’ është arrestuar dje në Gjilan. Në raportin policor thuhet se ai dyshohet për kanosje ndaj babait të tij. Pas arrestimit, Vali ka dërguar disa audio-incizime në redaksinë e Gazetës Express, për të dhënë versionin e tij rreth këtij rasti. Sipas tij, kjo ngjarje është e montuar nga familja e tij.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, babai i Valit e ka raportuar atë në Polici, duke thënë se e ka kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje, Vali Corleone ditën e djeshme ka dërguar disa audio-incizime në redaksinë e Gazetës Express duke thënë se e gjithë kjo ngjarje është e montuar nga familja e tij (siç i referohet Vali “familja e Kosovës”).

Sipas tij, familja e ka montuar këtë rast, meqenëse dëshirojnë që t’ia marrin pasurinë.

“Jam në stacion të Policisë, po dëshirojnë familja, familja ma ka bo një montazh gënjeshtër kinse i kom ngacmu, familja e Kosovës po dëshirojnë me më shkatërrua, me m’i marr gjërat, pasuritë e me ma shkatërrua edhe me figurën time edhe emrin tim”, u shpreh Vali në njërin audio-incizim.

Ndërsa, në audio-incizimin e dytë, Vali u shpreh: “Shumë vite kështu kundër meje, kinse familja, no comment.

“Këta i korruptojnë policët, prokuror, gjykatës, doktor, për me më shkatërrua mua, montojnë gjera, okej, nëse sonte mbyllna nga nesër mos u ndalni për realitet te kingit. Shume vite kështu kundër meje, kinse familja, no comment, por I’m the King, okej ,thank you”, thotë Princ Valentino Corleone.

Ditën e djeshme, përmes një shkrimi në rrjete sociale lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Anita (e cila e quan vetën si vajza e “King Vali Corleone”), e cila ka shkruar se ka qenë dëshmitare me disa persona të tjerë dhe se nuk është e vërtetë se Vali i ka k ërcënuar ata.

Sipas saj, kjo është një shpifje ndaj Valit që ai të përfundoi në burg dhe ata t’ia marrin pasurinë e tij, teksa ka treguar edhe disa situata të tjera të cilat mund t’i shihni në fotografitë e publikuara në rrjete sociale.