DMCA.com Protection Status

Sondazhi i ri, kjo parti do të fitonte nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele

Në emisionin Pressing sot është publikuar sondazhi i UBO Consulting, ku është bërë një hulumtim të opinionit publik lidhur kënaqshmërinë e qytetarëve me Qeverinë e prirë nga Kryeministri Albin Kurti.

Ndonëse më 14 shkurt të vitit 2021 ku në zgjedhjet nacionale LVV dhe Lista Guxo fituan mbi 50 për qind të votave, qytetarët tashmë kanë ndryshuar mendimin e tyre.

Në pyetjen “nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, për cilin subjekt politik do të votonit?”, qytetarët, me votë të deklaruar, janë përgjigjur si vijon:

Lëvizja Vetëvendosje – 41.9%

Partia Demokratike e Kosovës – 21.6%

Lidhja Demokratike e Kosovës – 19.4%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.2%

Lista Guxo – 1.1%

Nisma Social Demokrate – 1%

Aleanca Kosova e Re – 0.5%

Partia Socialdemokrate – 0.3%

Sipas këtij rezultati të hulumtimit të porositur nga T7, del se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, VV dhe Lista Guxo, së bashku do të merrnin 43% të votave të përgjithshme.

Do të ndryshonte edhe përbërja në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e pesë partive parlametnare, VV do t’i merrte 46 ulëse, PDK 24, LDK 22 dhe AAK 8.

Ndryshe, më zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në krye me Albin Kurtin kishte fituar 50.28 për qind të votave apo 438.335 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte marrë1 48.285 vota apo 17 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishte mattë 110.985 vota apo 12,73 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kishte marrë 62.111 vota ose 7,124 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje kësisoj kishte siguruar 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 9 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 ulëse në kuvend.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, nga mbi 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 48.78 për qind dhe vota të vlefshme, sipas KQZ-së, kanë qenë 877.503./Paparaci.com