DMCA.com Protection Status

Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen disa persona

Policia e Kosovës është duke zhvilluar sonte një aksion në disa lagje të Prishtinës, me ç’rast gjatë bastisjeve është kapur një sasi e d rogës dhe disa të dyshuar.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Policia e Kosovës fillimisht ka zbarkuar në rrugën “B”, ku janë gjetur dhe konfiskuar rreth tre kilogramë d rogë, që dyshohet të jetë marihuanë.

Përveç d rogës, Sinjali mëson se janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar për shitblerje të substancave n arkotike.

Në vazhdën e aksionit, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bastisje po kryhen edhe në rrugën “Vatra” në lagjen Tophane.

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksionin në këtë lokacion, me qëllim të kapjes së personave të dyshuar për posedim të këtyre substancave.

Deri më tani, burimet e njëjta kanë njoftuar se Antid roga ka arritur që edhe në Tophane të konfiskojë një sasi të d rogës dhe t’i prangos të dyshuarit.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja.

Ndryshe, njësia e Antid rogës ka arritur që të kap d rogë në sasi të mëdha në disa aksione të zhvilluara muajt e fundit.