DMCA.com Protection Status

U paralajmërua rënie, por çmimet e naftës ‘fluturojnë’ sërish në Kosovë (VIDEO)

Ditë më parë është raportuar se çmimi i derivateve në Kosovë do të pësojnë ulje, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kishte deklaruar Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve, ku kishte treguar se është ulur çmimi i derivateve globalisht, me rënie për 170 dollarë në ton, që i bie se çmimet në Kosovë do të binin për 12 deri në 15 cent.

Ai kishte thënë se “Çmimi do të jetë më i lirë për 12 apo 13 centë në ditët në vijim”.

Por, gjatë ditës së sotme një pikë e derivateve në magjistralen Pejë-Deçan, konkretisht në rrugën “UÇK”, ka bërë të kundërtën, duke ngritur sërish çmimin e derivateve.

Këtë e ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, duke thënë se “për momentin në Pejë, në Shell vetëm sa u ngritën çmimet”.

Përmes videos shihet se çmimi i derivateve është 1.41 pastaj rritet në 1.49 euro, ndërsa derivati tjetër nga çmimi 1.49 rritet në 1.59 euro.

Ndryshe, Kosova gjatë një dite të vetme harxhon 2 deri në 2.5 milionë derivate.