DMCA.com Protection Status

Kjo është shuma marramendëse që u dënua Hib Petrol për mashtrim të qytetarëve

Korporata e derivateve të naftës HIB Petrol, e cila të premten u zbulua se kishte funksionuar me një skenë mashtrimi duke i ikuar akcizës, për të cilin veprim dyshohet se dëmtoi shtetin me mbi gjysmë milioni euro, edhe para disa viteve kishte mashtruar qytetarët me çmimin e derivateve.

Ishte zënë nga shteti për kurdisjen e çmimeve bashkë edhe me bisneset tjera të këtij lloji.

Autoriteti i Konkurrencës pasi e konstatoi skandalin e dënoni HIB Petrolin me 1 milion e 100 mijë euro gjobë. Gazeta Insajderi ka siguruar këtë dokument dhe sjell detaje të rastit

Në maj të vitit 2020, kompania e biznesmenëve nga Ferizaj, Ibrahim dhe Kujtim Bucaliut, HIB Petrolli ishte zënë në një skemë mashtrimi. Kishte kurdisur çmimet e derivateve. Këtë veprim e kishte bërë jashtligjshëm.

Autoriteti i Konkurrencës, si institucion që merret me kontrollin e tregut dhe prishjen e monopolit, kishte nisur hetimet ndaj korporatës HIB Petrol.

Pas disa hetimeve, doli në konstatimin se kjo kompani që drejtohet nga Bucaliu, kishte vepruar në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, pasi që në bashkëveprim edhe me kompani të tjera kanë kurdisur çmimet e derivateve. Veprime këto që përbënin shkelje të ligjit, shkruan Gazeta Insajderi.

Kompania HIB Petrol, sipas këtij autoriteti ka ç`rregulluar konkurencën tregtare. Këtë e kishte bërë përgjatë dy muajve të plotë. Muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2018.

Ky mashtrim i kompanisë nuk mbeti pa u ndëshkuar. Autoriteti i Konkurencës, brenda kompetencave të saj, ia shqiptoi gjobën prej 1.1 milion eurove.

Autoriteti i Konkurrencës në këtë vendim që ka siguruar Gazeta Insajderi, e ka bazuar në mbledhja e të dhënave, nga ndërmarrja HIB Petrol, të gjitha shitjet me pakicë dhe shumicë për produktin naftë dhe benzinë per çdo ditë për tërë vitin 2018.

“Autoriteti e ka kalkuluar mesataren mujore të çmimit të naftës dhe benzinës për vitin 2018. Po ashtu, Autoriteti duke u bazuar në të dhënat e doganës për secilin import që e ka bërë ndërmarrja HIB Petrol për gjatë vitit 2018, e ka kalkuluar mesatarën e çmimit blerës të naftës dhe benzinës për çdo muaj”, thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurencës.

Komisioni i AKK-së sipas këtij vendimi kishte caktuar periudhën e hetimit për ndërmarrjen HIB Petrol, nën hetim nga janari deri në dhjetor të vitit 2018.

“Për t’i vërtetuar pretendimet e veta, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka kërkuar nga Dogana të gjitha dudat doganor të importit të produktit Naftë dhe Benzinë nga ndërmarrja HIB Petrol”, thuhet më tej në vendim.

Gjetjet e AKK – Detaje për përfitimet e kompanisë HIB Petrol brenda dy muajve

Meqënëse barra e proves bie mbi Autoritetin Kosovar të Konkurrences, Autoriteti e ka provuar se ka pasur Marrëveshje të bashkërenduar, rrjedhimisht marrëveshje të heshtur ndërmjet ndërmarrjeve në procedurë nëpër mjet analizave ekonomike dhe statistikore, si në vijim:

Për produktin naftë sipas AKK-së, gjatë analizës dhe përpunimit të të dhënave ishte vërejtur se nga muaji janar deri në tetor mesatarja e fitimit bruto në një litër ka qenë 0.09 cent ndërsa për muajin nëntor – dhjetor mesatarja e fitimit bruto në një litër ishte 0.14 cent/l.

“Kur ngrisim paralelen e krahasueshmërisë për muajin shkurt dhe dhjetor, muaji shkurt/18, çmimi blerës/l ishte 0.93 cent/l ndërsa fitimi bruto/l ishte 0.09 cent/l dhe çmimi shitës/l ishte 1.02 cent/l gjë që është reflektuese me çmimin e berzës botërore”

Derisa përvec kësaj AKK-ja konstatoi se edhe përkundër që kishte pasur renie të cmimit në berzë fitimi që kishte realizuar HIB Petroli nga kjo dilte të ishte goxha i madh.

“Ndërsa për muajin dhjetor ku çmimi i berzës kishte rënie nga muaji paraprak dhe po ashtu çmimi importues/l ishte i njejtë me atë të muajit SHKURT/18, 0.93cent/l, fitimi bruto/l për muajin DHJETOR ishte 0.17 cent/l, dhe Çmimi shitës/l ishte 1.10 cent/l gjë që ndërmarrja HIB PETROL Shpk nuk ka reflektuar me ulje të fitimit bruto/l karshi uljes së çmimit të berzës dhe çmimit importues”, thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Kurse për produktin benzinë sipas AKK-së sipas analizës dhe përpunimit të të dhënave ka vërejtur se nga muaji janar deri në tetor mesatarja e fitimit bruto në një litër ka qenë 0.15 cent ndërsa për muajtë nëntor dhjetor mesatarja e fitimit bruto në litër ishte 0.26 cent/l. 10 h.

“Kur e ngrisim paralelen e krahasueshmërisë për muajin shkurt dhe dhjetor, në muajin shkurt çmimi blerës në një litër ishte 0.91 cent ndërsa fitimi bruto në një litër ishte 0.15 cent, gjë që është reflektuese me çmimin e berzës botërore”

Në të njëjtën mënyrë sikurse me naftën kishte vepruar edhe me benzinën HIB Petrol sipas gjetjeve të AKK-së. Edhe përkundër renies së cmimit në berzë fitimi që kishte realizuar ishte goxha i madh.

“Ndërsa për muajin dhjetor ku çmimi i berzës kishte rënie dhe po ashtu çmimi importues/l ishte me i ultë se muajt paraprak, 0.88 cent/l, fitimi bruto/l për muajin dhjetor ishte 0.27 cent/l, gjë që ndërmarrja HIB Petrol ShPK nuk ka reflektuar me ulje të fitimit bruto/l karshi uljes së çmimit të berzës dhe çmimit importues”, thuhet në vendimin e AKK-së.

HIB Petrol i është shmangur akcizës në vlerë prej rreth gjysmë milionë euro

Kompani e biznesmenëve Bucaliu nuk është përballur vetëm para dy vjetëve me shtetin. Hiç më larg sesa të premten në zyret e këtij biznesi zbarkoi inspektorati doganor i Kosovës.

Pas hetimeve, dogana kishin konstatuar se kompania HIB Petrol kishte bërë veprime të organizmit të një mashtrimi ndaj shtetit.

Autoriteteve doganore të Kosovës për muaj të tërë me radhë i dërgoheshin dokumente nga korporata HIB Petrol. Aty shënohej se dokumentetet ishin të nënshkruara nga zyra ndërlidhëse e Greqisë, si subjekt pranues i derivateve të naftës.

Importi i naftës për ambasadat, zyret ndërlidhëse e misionet e huaja në Kosovë, lirohen nga akciza. Mirëpo këto dokumente ishin të falsifikuara, ka zbuluar Gazeta Insajderi.

Zyra ndërlidhëse e Greqisë në Kosovë nuk ia ka nënshkruar kurrë këto dokumente.

Vlera e naftës që ishte raportuar për nevoja të zyrës greke dhe që ishte shitur në tregun me pakicë kapte vlerën e miliona eurove. Për këtë duhet të paguhej akciza.

Llogaritet se HIB Petrol i është shmangur akcizës në vlerë prej rreth gjysmë milionë euro.

Për shkak të organizimit të kësaj skeme, doganierët zbarkun në HIB Petrol, bastisën zyret dhe arrestuan drejtuesin Fatbardh Xhaferi, që në këtë kompani mbanë pozitën e menaxheri i kontratave.

Pas arrestimit të tij, Prokuroria Themelore e Prishtines kërkoi masën e paraburgimi. Gjykata Themelore mori vendim ndaj tij, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Ndryshe, Fatbardhi është vëllai u Krenar Xhaferit, drejtorit të Investimeve Kapitale në komunën e udhëhequr nga Përparim Rama, shkruan Gazeta Insajderi.

Insajderi zbulon mashtrimin tjetër të HIB Petrolit – Mbi 3 milionë euro stoqe, shesin derivatet deri në 1.80 euro

Gazeta Insajderi ka zbuluar se kompania HIB Petrol ka pasur mjaftueshëm rezerva për të mos i varfëruar xhepat e qytetarëve në ditët e para të muajit mars, në kohën e pikut të luftimeve në Ukrainë.

Mirëpo nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Kishte vendosur që të shfrytëzojnë rastin dhe të përfitojnë majmë në kohë krize.

Tri ditë pasi kryeministri Albin Kurti mori një vendim lidhur me industrinë e naftës, kompanive të këtij sektori iu erdhi një kërkesë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Iu kërkohej që të deklaronin se sa litra naftë i posedonin në stoqet e tyre. Kjo kërkesë është bërë me qëllimin që të implementohej vendimi i Kurtit për të mos lejuar korporatata e naftës që të kenë më shumë se 6 përqind fitim në shitjet me pakicë.

Mashtrimi i Hib Petrol- Posedonte mbi 3 milionë litra naftë rezervë, rriste çmimin në kurriz të popullatës

Ndërsa në shitjet me shumicë vendimi parashihte marzhë prej vetëm 4 përqind.
Kërkesës së ATK-së i ishte përgjigjur edhe korporata Hib Petrol, pronë e Ibrahim e Kujtim Bucaliut.

Kishte njoftuar ATK-në se korporata posedonte mbi 3 milionë litra derivate të naftës në stoqet e saj.

Gazeta Insajderi posedon raportet e korrespodencat mes ATK-së e kësaj kompanie private.

Kjo rezerve milionëshe i ndihmonte kompanisë që të mos rriste çmimin e derivateve të naftës. Mirëpo në praktikë ndodhi e kundërta.

Përkundër sasisë enorme rezervë, korporata HIB Petrol vendosi që të rrisë çmimin disa herë brenda dhjetë ditëve-nga data 4 mars deri më 14 mars të vitit 2022.

Gjersa gjatë muajit shkurt çmimi i një litre naftë në këtë kompani ishte nga 1 deri në 1 euro e 6 cent, në kohën e fryrjës së çmimeve situata kishte eskaluar.

Deri më datën 14 mars çmimi ishte rritur mbi 5 herë, përderisa në bursë kishte pasur më pak lëvizje. Prej 1 euro e 6 cent në fund të shkurtit, çmimi i një litre naftë në këtë kompani kishte shkuar mbi 1 euro e 80 cent. /Gazeta Insajderi