DMCA.com Protection Status

Kjo është gruaja që u kap në kufi me bagazhin e mbushur me miliona dollarë (FOTO)

Gruaja e një manjati dhe politikani të shquar ukrainas dyshohet se “u përpoq të kontrabandonte 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro përtej kufirit”.

Paratë janë vërejtur nga dogana hungareze në bagazhin e gruas së ish-deputetit kontrovers, Igor Kotvitsky.

Bukuroshja që barte paratë është Anastasia Kotvitska. Ndaj saj është nisur një procedurë penale.

Kotvitski, dikur anëtari më i pasur i parlamentit të Ukrainës, tha se gruaja e tij u largua nga vendi për të lindur, por mohoi të kishte transferuar 28 milionë dollarë dhe 1.3 milionë euro, shkruan Indeksonline.

“Të gjitha paratë e mia janë në bankat e Ukrainës, nuk kam tërhequr asgjë”, tha Kotvitski, përpara se të mbyllte profilet e tij në rrjetet sociale. Vajza e tij Violetta , e cila ishte shkolluar në Zvicër, tha se të gjitha raportimet janë të pavërteta.

Kotvitska, e cila dyshohet se udhëtoi me dy hungarezë dhe nënën e saj, nuk komentoi incidentin në kufi. Paratë janë kapur në pikën e kontrollit në Vilok nga doganierët hungarezë.

Sipas kodit penal të vendit, dënimi me burg është nga tre deri në gjashtë vjet për këtë vepër penale.

Kovitski dyshohet se kontrollon sistemet e energjisë bërthamore të Ukrainës dhe depozitat e uraniumit nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij dhe ka lidhje të ngushta biznesi dhe politike me ish-ministrin e Brendshëm Arsen Avakov./Indeksonline/