DMCA.com Protection Status

Ekskluzive: Ky është multimilioneri turk që iu bastis klinika për shmangie tatimore (FOTO)

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në ordinancën private “Vatan Med”, klinikë kjo e njohur për mbjelljen e flokëve.

Pronar i kësaj kompanie është Ugur Ozturk, shkruan Gazeta Insajderi.

Se janë duke u zhvilluar bastisje në dy lokacione, e ka konfimruar edhe zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

Bastiset klinika e famshme në qendër të Prishtinës

“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë do japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, ka thënë Bytyqi-Sefa për Gazetën Insajderi.

Aksioni, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, është duke vazhduar ende.

Gazeta Insajderi ka tentuar të kontakojë me udhëheqësit e kësaj klinike për t’i pyetur mbi detajet e aksionit, por ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ndryshe Klinika “Vatan Med” ofron shërbime në fushën e mbjelljes së flokëve, mjekrës, mustaqeve dhe vetullave si dhe shërbimet tjera si ato dentare dhe estetike.

Kjo klinikë ofron shërbime prej tri vitesh në qendër të Prishtinës./Gazeta Insajderi