DMCA.com Protection Status

U tha se iu gëzua shkarkimit të vëllait të Leonora Jakupit, reagon Adelina Ismaili

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mori vendimin për shkarkimin e 11 punëtorëve të kësaj ministrie.

Në mesin e emrave të shkarkuar ishte edhe vëllai i këngëtares së njohur shqiptare, Leonora Jakupi, Adnan Jakupi.

E pas kësaj një deklaratë e Adelina Ismailit la të nënëkuptohet që ishte një mesazh drejt këtij rasti “Fshesë, fshesë dadës”, ka shkruar fillimisht ajo.

Këngëtarja bëri edhe një tjetër reagim në ‘InstaStory’ duke treguar në një formë se nuk kishte të bënte me të.

“Fshisa (fshesa) është mjet për pastrimin e mbeturinave, kurse juve gazetar të caktuar turp të ju vjen që krahasoni një diplomat me një mbeturinë tregoni pak nivel ju lutem Shëroni komplekset”, ka thënë më tej ajo.

Kjo u komentua në media pas revalitetit që dyshja kanë prej vitesh./Lajmi/