DMCA.com Protection Status

Policia zbulon shkakun e aksidentit që la 18 persona të lënduar në Grabanicë të Klinës

18 persona, në mesin e tyre edhe 3 fëmijë të moshave të ndryshme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë ndërmjet 4 veturave në Grabanicë të Klinës.

Sipas njoftimit të sotëm të policisë, transmeton Gazeta Express, të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Policia ka njoftuar se “deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt”.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Grabanicë, Klinë , 20.03.2022-19:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër (4) vetura. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur tri vetura të cilat ishin duke lëvizur në kahjen e kundërt. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 18-persona (meshkuj dhe femra kosovarë), tre prej tyre fëmijë të moshave të ndryshme. Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor, ku shtatë prej tyre janë ndaluar për trajtim mjekësorë, ndërsa të lënduarit tjerë (11) pas tretmanit mjekësor janë liruar. Rasti është duke u hetuar.