DMCA.com Protection Status

Njeriut të Vuçiqit i ndalohet hyrja në Kosovë (FOTO)

Ndihmës drejtorit të Zyrës për Kosovë, Ivan Vujiq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Mediat në Serbi duke u bazuar në një komunikatë të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë shkruajnë se Vujiq nesër është paraparë që t’i dorëzojë ndihmat familjes Komatoviq në fshatin Zac.

Sipas deklaratës, Vujiqit sonte i është ndaluar hyrja në Kosovë, siç raporton mediumi përmes vendkalimit Jarinje, pa asnjë shpjegim.

“Vujiq nuk i nënshtrohet dispozitave të marrëveshjes për vizitat zyrtare dhe nuk është i obliguar të lajmërojë vizitën e tij”, kanë thënë nga kjo zyre.