DMCA.com Protection Status

RENEA garon me SWAT (VIDEO)

Forcat speciale të Policisë së Shqipërisë janë renditur në vendin e 10-të në mesin e 41 forcave speciale nga e gjithë bota.

Kështu ka njoftuar Policia e Shtetit përmes një njoftimi në Facebook.

“Nga data 13-17 mars u zhvilluan garat policore SWAT Challenge 2022, me pjesëmarrjen e 41 ekipeve të forcave speciale nga e gjithë bota. Për ekipin e RENEA-s është hera e parë që merr pjesë në këtë aktivitet, në një kohë që ekipet e tjera morën pjesë për të katërtin vit radhazi”, thuhet në njoftim.

“Paraqitja e ekipit elitë RENEA ishte dinjitoze. Që në ditën e parë, skuadra e RENEA-s u rendit në vendin e 10-të, duke lënë pas forca elitë europiane e botërore”, vijon njoftimit.

Kjo garë e forcave speciale të policisë u zhvillua në Dubai.

“Garën e fundit, kalimin e Brezit të kalitjes, ekipi i RENEA-s e përfundoi me sukses, në një kohë kur 19 ekipe, nga 41 që ishin pjesëmarrëse, e ndërprenë garën në mes, pa e përfunduar atë, pasi nuk e përballuan ngarkesën e lartë fizike”, thuhet në fund të njoftimit.