DMCA.com Protection Status

Policia konfiskon arsenal armësh në Brezovicë (PAMJE)

Policia e Kosovës ka arrestuar O.H. pasi gjatë kontrollit, të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar njw arsenal armësh në dy objekte në Brezovicë të Shtërpcës.

Dy pushkë automatike A-47, një pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm janë konfiskuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit 40 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa është inicuar rasti, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.