DMCA.com Protection Status

Rusia paralajmëron Bosnjën: Mund ta pësoni njëjtë si Ukraina

Ambasadori i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina mund të përballet me të njëjtin agresion ushtarak si Ukraina, nëse vendi ballkanik i bashkohet NATO-s.

Kalbukhov, këto komente i bëri gjatë një interviste me transmetuesin FTV të enjten. Ai vuri në dukje se vendi ballkanik është i lirë të bashkohet me aleancën, por Moska do të përgjigjet.

“Nëse (Bosnja dhe Hercegovina) vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme”, tha ai.

“Përgjigja jonë është një çështje tjetër. Shembulli i Ukrainës tregon atë që ne presim. Nëse do të ketë ndonjë k ërcënim, ne do të përgjigjemi”.

Kalbukhov më pas akuzoi Perëndimin për nxitje të ndarjes dhe tensioneve duke pretenduar se Rusia po përgatit “një plan”, shkruan Foxnews, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk kemi plane. Ne do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategjike dhe gjeopolitike”, tha ambasadori.

“Anëtarësimi në NATO nuk është një realitet për BiH, duke pasur parasysh mungesën aktuale të konsensusit mbi këtë çështje në vend”, shtoi ai.

Moska ka kundërshtuar me forcë një zgjerim të NATO-s, veçanërisht me vendet me të cilat kufizohet.

Një ditë pasi Kremlini nisi pushtimin e tij në Ukrainë, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova lëshoi një paralajmërim për Finlandën dhe Suedinë.

“Finlanda dhe Suedia nuk duhet ta bazojnë sigurinë e tyre në dëmtimin e sigurisë së vendeve të tjera dhe anëtarësimi i tyre në NATO mund të ketë pasoja të dëmshme dhe të përballet me disa pasoja ushtarake dhe politike”, tha ajo.