DMCA.com Protection Status

Policia e Kosovës arreston turkun në Prishtinë, kërkohej nga Moldavia

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas të Turqisë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se shtetasi turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ende nuk është publikuar identiteti i tij, por thuhet se i njëjti ishte në përcjellje të autoriteteve vendore.

Aktualisht turku ndodhet në njërin prej stacioneve policore duke u intervistuar ndërsa prokurori i rastit pritet të marr vendim për të brenda pak orësh./IndeksOnline/

“Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST-ILECU, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren sipas procedurave të parapara ligjore./IndeksOnline/