DMCA.com Protection Status

Zbulohet si i fshihnin paratë e ryshfetit policët e arrestuar në aksionin “Pika” (DOKUMENT)

Një operacion policor i realizuar të hënën, i quajur “Pika” ka përfunduar me arrestimin e 50 zyrtarëve policorë. Ata dyshohet se pranonin ryshfet për të shmangur kontrollet në kufi. Por, si i fshehnin paratë që i merrnin si ryshfet?

Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, në të cilën ka detaje se si policët i fshihnin këto para.

Sipas dosjes së prokurorisë, policët përdornin metoda të ndryshme për t’i fshehur paratë e ryshfetit.

Zyrtari policor me inicialet Xh.H, dyshohet se i fshihte paratë e ryshfetit në qorape.

“Rreth orës 13:12 , zyrtari policor Xh.H, ndjerr nga qorapet dicka e që dyshohet paratë e marra më herët nga qytetari, ngrihet nga karriga duke thirur Rreshterin e i thotë “Mërgim që qitu ni leqenik se ti je (s‘kuptohet) ia dorëzon dhe kthehet sërish në karrige për të regjistruar kalimtarët e tjerë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Zyrtari tjetër policor, G.A, dyshohet se e fshihte ryshfetin në mes të këmbëve.

“Pasi që përfundon me palën zyrtari policor G.A i kthen dokumentet vozitësit me dorën e majtë i merr atë që kishte shti në mes të këmbëve që dyshohen se janë para dhe i shtinë në gjepin e majtë të pantallonave”, thuhet në dosje.Polici H.P dyshohet se i fshihte paratë poshtë këmbeve të tij.

“…bën një veprim të dyshimtë ku dyshohet se nxjerr diçka nga dokumentet dhe lëshon poshtë këmbëve të tij (dyshohet të jenë të holla, por vlera e tyre nuk shihet)”, thuhet në dokument.Tjetri polic me inicialet G.H, i fshihte paratë nën prehër.

“Zyrtari policor G.H vazhdon me kontrollimin e pasaportave dhe dokumentaionit tjetër në Pikë Kalimin Kufitar Qafë Morinë, ku pas pak ato që dyshohen të jenë para dhe të cilat i pranojë nga shoferi i cili kalojë pa u regjistruar, i tërheq nga nën prehri që i kishte lënë dhe i fut në xhepin e jaknes në anën e majtë të tij”.Ndërkohë, një tjetër polic i fshihte paratë nën letër. Bëhet fjalë për të pandehurin me inicialet R.T.

“Rreth orës 07:59 i merr paratë që kishte vendos nën letër dhe i fut në xhep, ku i pranishëm ishte edhe zyrtari policor H.P”.Ndryshe, veprat kryesore për të cilan janë arrestuar zyrtarët policorë dhe ata të doganës, është pranimi i ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës së tyre zyrtare. Sipas akuzave, me marrjen e ryshfetit, policët e arrestuar kryesisht kanë lejuar kalimin e personave dhe kompanive pa paguar akcizën dhe detyrimet e tjera të parapara sipas ligjeve.

25 prej të arrestuarve kanë dalë dje para gjykatës, të cilëve u është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditëve.