DMCA.com Protection Status

Momenti kur një person ia vë zjarrin me ‘kast’ një veture në Prishtinë (VIDEO)

Më 9 mars, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, një veturë është përfshirë nga flakët, por që shkaktarët e këtij zjarri nuk diheshin.

Në një video ekskluzive të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, shihet një person teksa largohet nga vendi ku vetura u përfshi nga flakët, e që dyshohet ta ketë vënë zjarrin.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar Flora Ahmetin, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, për ta pyetur nëse ka të reja rreth këtij rasti, por e njëjta theksoi se nuk kanë asnjë informacion më shumë krahas atij që kanë dhënë përmes raportit 24-orësh.

Rasti është iniciuar në Prokurori dhe nuk dihet nëse ka ndonjë të arrestuar.