DMCA.com Protection Status

Arrijnë në Kosovë forcat shtesë të EULEX-it, kjo është arsyeja

Njësia Policore e Specializuar Rezervë, prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane, nga Portugalia, Franca e Italia kanë zbarkuar përkohësisht në Kosovë, ka njoftuar EULEX-i në Facebook.

Sipas EULEX-it, qëllimi i ardhjes do të jetë për ruajtjen e mjedisit të sigurisë dhe stabilitetit.

Njësia Policore e EULEX-it aktualisht përbëhet nga 105 zyrtarë policorë nga Polonia që janë të stacionuar në Mitrovicë.

“NjPS-ja Rezervë e siguruar nga EUROGENDFOR përbëhet prej 92 xhandarmëve: 42 nga Portugalia, 28 nga Franca dhe 22 nga Italia. Ata do të vendosen në Kompleksin e EULEX-it për Mbështetje në Fushë Kosovë dhe do të jenë nën komandën e EULEX-it”, vijon njoftimi i EULEX.

Forca Evropiane e Xhandarmërisë është forcë policore shumëkombëshe, operacionale, e para-organizuar, e fuqishme, dhe shpejtë e zbarkueshme, sipas EULEX.