DMCA.com Protection Status

Aksioni i madh në HIB Petrol, kjo është arsyeja

Hetimet disa mujore të intelegjencës së Doganave të Kosovës kanë rezultuar se korporata Hib Petrol është duke kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin. Tashmë janë arrestuar edhe disa persona.

Pronari i HIB Petrol, Kujtim Bucaliu, nuk ka dhënë asnjë detaj mbi aksionin e madh që është zhvilluar në korporatën e tij, ku ka edhe të arrestuar.

“Ju i keni informatat e juaja, vazhdoni hetimet. Për këtë punë nuk keni nevojë me na kontaktu më”, ka thënë Bucaliu kur është pyetur nga Gazeta Insajderi.

Insajderi ka mësuar se janë arrestuar disa persona në aksionin e zhvilluar para pak orësh në HIB Petrol.

Konfirmohet raportimi i Insajderit: Arrestime në Hib Petrol

Policia ende nuk ka dhënë detaje për Insajderin, pavarësisht interesimit. Rreth rastiti nuk është deklaruar ende as Dogana.

Gazeta pak më herët ka raportuar se ekipet e doganierëve kanë zbarkuar sot në korporatën Hib Petrol, mëson Gazeta Insajderi.

Kanë gjetur se kjo kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë.

Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza.

Duke vepruar kështu kjo kompani dyshohet se ka bërë shamngje të obligimeve tatimore me qindra mijëra euro.

Ekskluzive: Doganierët zbarkojnë në Hib Petrol, dyshojnë për shmangie të mëdha tatimore

Gazeta Insajderi ka pyetur Doganat e Kosovës lidhur me këtë aksion. Ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare. Përgjigje nuk kanë dhënë as Policia e Kosovës.

Gjatë ditës Gazeta Insajderi raportoi se kjo kompani është e përfshirë edhe në një skandal tjetër.