DMCA.com Protection Status

I riu nga Shqipëria dhuroi 10 euro për Ushtrinë e Kosovës, e pabesueshme sa provizion i mori banka

Pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Ky fond filloi që të ‘fryhej’ që në ditët e para, pasi shumë shqiptarë të Kosovës filluan të kontribuonin, madje edhe me shifra shumë të larta.

Për këtë, u hap edhe një numër llogarie, ku mund të kontribuonin edhe personat që janë jashtë Kosovës, mes tyre edhe shqiptarët e Shqipërisë.

Por, një i ri nga Fieri, i cili me dëshirë të madhe ka dërguar vetëm 10 Euro për sigurinë e Kosovës, është habitur kur banka ia ka mbajtur më shumë komision se ajo vlerë që ka dërguar.

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme të postuara nga JOQ Albania, i riu nga Fieri ka dërguar 10 Euro dhe komision i është mbajtur më shumë se 1700 lekë të reja.