Isa Mustafa feston ditëlindjen, kaq vite i mbushi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa

Isa Mustafa (lindur më 15 maj 1951, Prapashticë), ekonomist dhe politikan shqiptar nga Kosova, aktualisht është kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës feston ditëlindjen e 69-të.

Në vitin 2007 si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u zgjodh kryetar i komunës së Prishtinës. Ndërsa, më 7 nëntor 2010 Isa Mustafa në Kuvendin e 7-të zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me 235 vota u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e mundur kundërkandidatin Fatmir Sejdiu i cili mori 124 vota.

Mustafa më pas është zgjedhur edhe kryeministër i Kosovës në koalicionin me PDK-në. Ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në disa projekte vendëse dhe ndërkombëtare në fushën e zhvillimit ekonomik, sidomos ato që kanë të bëjnë me politikat fiskale, arsimin dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Ka botuar disa tekste universitare, tekste për shkolla të mesme si dhe punime të tjera shkencore dhe profesionale në vend dhe jashtë vendit.

Gjatë periudhës së luftimeve ishte aktiv në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pas luftës, kryesisht, është angazhuar në punën shkencore dhe hulumtuese në Institutin Riinvest dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës “Dardania”, anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës së Re të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Kosovës, anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit Amerikan në Prishtinë dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore të Kosovës