“LDK zeza, i mjeri unë për ty, ja si e zhdukën Vjosa Osmanin me 200 mijë vota nga arena”

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo parti ka zhdukur Vjosa Osmanin, e cila kishte marrë 200 mijë vota në zgjedhjet e tetorit, duke e zëvendësuar me Agim Veliun dhe Avdullah Hotin , përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK meriton Nobel për akrobaci.

Postimi i Krakit në Facebook, pa ndërhyrje:

LDK zeza, i mjeri unë për ty

Merreni me mend, në sytë e 200 mijë votuesve të saj LDK ka arritë me e zhduk Vjosa Osmanin nga arena dhe e ka zevendësu një herë me Agim Veliun e tash me Avdullah Hotin.

Duhet vërtetë gjimnastikë e madhe të kalohet nga :

1) Beso në Vjosa Osmanin për luftimin e korrupsionit dhe PAN-it.
në…
2) Tradheto Vjosa Osmanin dhe votuesit për forcimin e korrupsionit dhe PAN-it.

Ju garantoj që as « Le Cirque du Soleil » e as David Coperfield nuk e kishin arritë kete akrobaci.

Është njesoj sikur Barcelona të zevedesohet me KF Llapi dhe t’i shenojë gola vetit përpara 200 mijë tifozeve që presin fitore.

LDK meriton Nobel për akrobaci